16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

“Hakerët kërkuan deri në 30 milionë euro për të mos publikuar info për atentat ndaj Kurtit, Rama s’pagoi”

Avokati Tomë Gashi e sheh si revansh të hakerëve ndaj Qeverisë shqiptare, publikimin e informacioneve për planifikim të atentateve ndaj disa figurave të njohura në Kosovë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti.

Gashi tha në Frontal të T7 se hakerët i kërkuan deri në 30 milionë euro që të mos i bëjnë publike këto informata.

- Advertisement -

“Sa unë e di, duket që këta persona të kësaj organizate kanë tentuar ta shantazhojnë shtetin e Shqipërisë fillimisht për disa qindra mijëra euro deri në 30 milionë flitet që i kanë kërkuar që këto informata të mos i bëjnë publike”, tha Gashi.

“Kryeministri i Shqipërisë duket se ka vepruar drejt dhe nuk e ka paguar këtë shantazh”, shtoi avokati.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -