fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Hajnave e kriminelët po zbresin nga froni drejt fundit të pusit, telallët po rrisin ulurimat ti mbajnë lart

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Editorial nga Kosova ime

Deri para dy vjetësh të ishe kriminel hajn në Kosovë, ishe gjithçka. Ata, me mbulesa si kuazi biznesmenë, kontrollonin çdo gjë.
Ushtarë të parë kishin një tufë gazetarësh të shndërruar në analistë, të cilët i ushqenin me ndonjë asht kohë pas kohe për të ruajtur vazhdimësinë dhe për tua ndalë ulurimat.

- Advertisement -

Sot, gjendja ka ndryshuar.

U ndalen ashtat. Biseda zhvillohet pak a shumë kësisoj:
-Shef, a ka najsend me lagë fytin-

-Jo valla s’ka, se kta majmuna i kanë nal krejt, s’po ka nihere tendera. Pa i heqe qafesh, s’ka gjë-

Menjëherë dëgjohen ulurima dhe britma të llojllojshme në thuajse të gjitha mediumet tona. A e keni pa, janë dukshëm, dukshëm më të zëshëm kundër këtij pushteti se krejt opozita. Janë lodhe pa ashta dhe kanë nisë me e humbë durimin. Kështu ndodh kur ushqehesh nga një kriminel dhe e ushqen ti pastaj me pushtet e privilegje.

- Advertisement -

Ky është sihariq i mirë. Hallkat e sistemit janë shkëputur. Tashmë, hajnat kriminelë nuk janë gjithçka në këtë vend. Kanë filluar të zbresin në hierarki dhe të shkojnë drejt fundit të saj, pra fundit të pusit, aty ku e kanë vendin.

Një shoqëri që nuk iu jep pushtet e respekt dhe që nuk iu përkulet hajnave dhe kriminelëve, e ka të ardhmen e garantuar.

Fatkeqësisht kjo nuk po ndodhë në Shqipëri. Atjez hajnat vazhdojnë të bëjnë kërdinë dhe të jenë zot të atij vendi.

- Advertisement -

Të fundit

Ministri britanik për Evropë: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë

Deputetja britanike e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns sot në Parlamentin Britanik ka ngritur...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -