17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Hajnat i hyjnë në banesë deputetit të Vetëvendosjes

Banesa e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka rënë pre e hajnave ditën e djeshme.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Shkreta dyshon se dikush ka hyrë me çelës në banesën e tij në lagjen Kalabria, pasi që nuk ka shenja të hyrjes me forcë brenda.

Ende nuk ka persona të dyshuar, por dihet që hajnat kanë vjedhur gjëra me vlerë, vlera e të cilave mbetet për t’u bërë e ditur në vijim.

Rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje’.

Të fundit
Lajme të lidhura