Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 27-vjeçarit, B.F., nga Vushtrria i cili akuzohej për veprën penaIe ‘Ngacmim seksuaI’, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, raporton Gazeta Sinjali.
I akuzuari gjatë seancës ka pranuar në tërësi fajin për veprën për të cilën akuzohet dhe ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.
Sipas Gjykatës, 27-vjeçari kishte shkuar në dhomën e ndejës ku gjendej motra e tij dhe të njëjtës i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuaIe, duke i thënë ‘hajde deri në banjo veç 1 turrë, kurrgjë nuk është, po du me…”.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se teksa i akuzuari ka thënë këto fjalë ka bërë edhe veprime banaIe, duke prekur organin e tij gjenitaI.
Sipas ekspertit të forenzikës psikiatrike është konstatuar se B.F., është përdorues i marihuanës dhe si rrjedhojë, është konstatuar çrregullim mendor dhe çrregullim i sjelljes te ai.
Gjykata Themelore ka marrë vendim përmes të cilit Qendra Korrektuese ku do të vuajë dënimin 27-vjeçari, detyrohet që t’i mundësojë atij trajtimin me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave që kanë varësi nga substancat narkotike apo aIkooli deri në përfundim të dënimit me burgim.