12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gruda i PDK-së: Kurrë s’e kemi përdorur vdekjen e shqiptarëve për poIitikë

- Advertisement -

Përparim Gruda, koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës për drejtësi, ka folur në “Prime Time” motivimin e kërkesës së PDK-së për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

- Advertisement -

Sipas Grudës, kjo ka dy arsye. E para është që rasti Dehari duhet larguar nga arena politike në mënyrë që familja të jetë e qetë dhe e dyta që të krijohet standard që mos të keqpërdoren jetët e njerëzve për politik.

“Duhet të zbardhet rasti i Deharit, më vjen keq për familjen Dehari sepse është plagë e familjes dhe më vjen keq që po flasim por kërkojë zbardhjen e rastit për dy arsye. Duhet ta heqim nga skena politike që familja ta gjejë qetësinë në këtë rast. Të ndërtojmë një standard që në fushë betejat tona politike, të mos futen jetët e njerëzve.” – ka thënë ai.

- Advertisement -

Po ashtu, Gruda ka thënë se PDK-ja, ndryshe nga VV-ja, asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar jetën e njerëzve për qëllime politike.

“Partia Demokratike e Kosovës, kurrë nuk e ka përdor vdekjen e shqiptarëve për të bërë politikë. Ne e kemi një parti, si VV-ja që e përdor atë. Kontributi më i madh është që ta hekim këtë standard nga politika.” – pohoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -