22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Gruaja rrah bashkëshortin në Malishevë: Ai ia nisi i pari, në vetëmbrojtje e suImova

Një grua nga fshati Astrazub i Malishevës ka përfunduar gjatë ditës së djeshme në Polici, pas denoncimit të bashkëshortit të saj, i cili po pretendon se e ka suImuar fizikisht.

Ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e mëngjesit, kur gruaja S.M., po dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e ka rrahur burrin, duke e G0DlTUR me shuplaka dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ai vendosi ta denoncojë atë në Polici, me ç’rast një njësi policore është vënë në veprim dhe ka shoqëruar palët në stacion.

Gruaja e dyshuar është përballur me denoncimin kundër saj, ku është arsyetuar se e ka sulmuar bashkëshortin në vetëmbrojtje.

Sipas saj, gjithçka nisi kur ai e filloi konfliktin dhe e rrahu atë, për motive ende të panjohura.

Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj saj të nisin hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

Të fundit
Lajme të lidhura