Gruaja më e gjatë në botë udhëton për herë të parë me aeropIan

Gruaja më e gjatë në botë ka udhëtuar për herë të parë me aeroplan pasi këtë ia mundësoi një kompani e cila hoqi gjashtë vende ekonomike për ta akomoduar atë.

Rumeysa Gelgi, u emërua gruaja më e gjatë në botë nga Guinness World Records, vitin e kaluar, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Turkish Airlines përshtati një nga avionët e saj për ta lejuar atë të udhëtonte nga Stambolli në San Francisko në shtator, duke hequr gjashtë ndenjëse dhe duke i zëvendësuar ato me një barelë të veçantë që ajo të shtrihej për fluturimin 13-orësh.

Gelgi, 25 vjeçare, nuk kishte qenë kurrë në gjendje të udhëtonte me aeroplan për shkak të shtatit të saj, të shkaktuar nga një gjendje e quajtur sindroma Ëeaver, e cila ndër të tjera shkakton rritjen e kockave.

Gjendja tenton të prodhojë rritje të shpejtë, si dhe të ndikojë në tiparet e fytyrës dhe të shkaktojë disa aftësi të kufizuara në të mësuar dhe fizike.

Edhe si fëmijë, ajo ishte shumë e madhe për t’u vendosur në karriget e avionit.

Gelgi e cila punon në industrinë e softuerit të teknologjisë, zakonisht përdor një karrocë të specializuar për të lëvizur