16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Greva anti – kushtetuese/ Këshilli i Prindërve ‘kërcënon’ SBASHK-un

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se greva në arsim është e kundërligjshme, madje ata e kanë quajtur edhe antikushtetuese.

Sipas tyre mësimi është e drejt e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve thotë se mbi 300 mijë fëmijëve nxënës dhe mbi 600 mijë prindërve po ju shkelet e drejta me grevën në arsim

Reagimi i plotë:

E drejta për arsim e fëmijëve po shkelet rëndë

- Advertisement -

Pse po themi vazhdimisht që greva e plotë në sistemin arsimor parauniversitar është e kundërligjshme?

Ngase Kushtetuta është në krye të piramidës së legjislacionit, më pas vijnë ligjet e veçanta dhe tutje janë ligjet që i rregullojnë çështjet e përgjithshme.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet?

- Advertisement -

Neni 47 [E Drejta për Arsimin]

1. Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike.

Në Ligjin Nr. 04/L-032 – Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës thuhet:
Neni 3 Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar1.

Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

2. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.Në hierarkinë e legjislacionit, ligji për grevat qëndron nën këto dy ligje.

Pra, ajo që po ndodh në Kosovë prej shumë vjetësh, në sy të institucioneve: Presidencës së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, është që Ligji i Grevave po i tejkalon dhe mbizotëron edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës edhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

E papranueshme, e pakuptueshme dhe shumë e dëmshme!Këto janë shkelje shumë të rënda për të mos u dukur e mos u evidentuar.

Mbi 300 mijë fëmijëve nxënës dhe mbi 600 mijë prindërve po ju shkelet e drejta me grevën në arsim!Kushtetuta dhe ligjet nuk flasin e as nuk bërtasin kur shkelen.

Njerëzit zyrtarë po, e kanë për obligim.Thirrini ndërgjegjes dhe përgjegjësisë!

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -