22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Greqi: Helikopteri ia merr jetën 21 vjeçarit

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Një 21 vjeçar ka mbetur i vdekur pasi që ka rënë në helikën e bishtit të një helikopteri.

Ngjarja tragjike ka ndodhur një pistë private për uljen e helikopterëve në Athinë.

Raportohet se dy vëllëzër britanikë kishin udhëtuar nga Mykonos në Athinë.

Në momentin që ata zbritën në pistë, njëri prej tyre përfundon në helikën e helikopterit duke u masakruar për vdekje në sytë e vëllait të tij.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga piloti i helikopterit, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, ndërsa dy punonjës të tjerë janë shoqëruar në polici për këtë rast.

Të fundit
Lajme të lidhura