Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar sërish në lidhje me raportin Kosovë – Serbi.
Në një postim në Tëitter, ai ka folur për një situatë hipotetike nëse ish-presidenti Donald Trump do të vinte në pushtet, do të merrej aktivisht me Ballkanin.
Ai thotë madje se Kosova “meriton një liri të madhe ekonomike, punë me pagesë të mirë dhe një jetë të sigurt”.
Postimi i Grenell:
Administrata e dytë e Trump do ta bëjë paqen në Ballkan një prioritet. Zhvillimi ekonomik dhe siguria shkojnë paralelisht. Është e vështirë të shikosh situatën duke u përkeqësuar nga puna ime në sektorin privat. Populli i Kosovës meriton lirinë ekonomike, punë me pagesë të mirë dhe një jetë të sigurt për fëmijët e tyre. Populli e sheh dallimin mes Kurti-Vucic-Biden *dhe* Thaci-Vucic-Trump.