fbpx
29.7 C
Pristina
E martë, 24 Maj, 2022

Grekët janë duke e shqyrtuar njohjen – Ministrja Gërvalla shkon për vizitë në Athinë

Rekomandime

Athina zyrtare ka kohë që është duke shqyrtuar ndërrimin e pozicionit karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vizitat e Dendias në Kosovë kanë qenë një paralajmërim se Greqia po e shqyrton njohje e pavarësisë.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, sot në Athinë po qëndron kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e cila do të takohet me kryediplomatin grek, Nikos Dendias.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po qëndron në Athinë për vizitë zyrtare. Në Greqi, kryediplomatja e Kosovës do të takohet me homologun e saj Nikos Dendias.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e MPJ-së, ku thuhet se “fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve”.

“Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj”, thekson njoftimi.

“Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, përfundon komunikata.

Më shumë artikuj

Të fundit