22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

GoId Ag viziton Rexhep SeIimin në Hagë, nga burgu deI me një këngë

Këngëtari, Arian Agushi i njohur me nofkën “GoId AG” ka bërë të ditur se sot e ka vizituar, Rexhep SeIimin në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cili ia dedikoi disa vargje kësaj vizite.

Postimi i tij i plotë:

“TAKIMI ME REXHËN

Pas një kohe prap u pamë

Po s’mujtëm kangës me ja thanë

E shtrënguam njëri tjetrin

Sikur vëllau me vëllanë.

A po munesh i thash vlla?

Qysh jon knej kta krejt vllaznia?

M’tha ma mire kurr s’jena kon

Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

Veç i gzum e i pa mërzitun

Takimi mallin shkrinë si dielli borën

N’syt e tij shifsha liri

E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.

Si Xhafo Idrizi mu duk vetja

Kur i shkoj n’Paris Avnisë

O Avni o trimi Xhafos

T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

Me emën t’Zotit tha do t’kthehem

Do t’kalon edhe kjo sprovë

Kjo punë hajr le t’jetë për neve

E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.

HAGË, 29 Qershor 2022”

Të fundit
Lajme të lidhura