Gazetari Enver Robelli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se presidenti Joe Biden e ka pritur ambasadorin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.
Robelli ka reaguar për këtë duke bërë kështu një krahasim se si komentohen rastet nga analistët kosovar.
Postimi i plotë:
“Qe, a pe sheh, Joe Bideni e priti Marko Gjuriqin ne Shtepine e Bardhe.
Ambasadorin e Serbise.
Qe, a pe sheh, kjo qeveri po na i prish marredheniet me Ameriken.
Qe, a pe sheh…”, keshtu jargavitej (k)analisti i krimit te organizuar para disa muajsh.
“Bideni nuk po e pret ambasadorin e Kosoves ne Shtepine e Bardhe”, çirrej (k)analisti. Jargavitej dhe gezohej per ate qe e shihte si sukses te Serbise.
E suksesi i Serbise i sherbente (k)analistit per jargavitje kunder Kosoves.
E cila tash qeveriset nga nje qeveri tjeter, nje proces normal demokratik, neser mund te qeveriset nga ndokush tjeter.
Sot presidenti Joe Biden e ka pritur ne Shtepine e Bardhe ambasadorin e Republikes se Kosoves.
Tash (k)analisti eshte ne hall te madh. Gezimi i djeshem per Marko Gjuriqin i eshte shnderruar ne hidherim qe Joe Bideni e priti ambasadorin e Kosoves.
Kete hidherim e demonstron me heshtje.
Çfare berlloku! Edhe kur hesht, edhe kur llomotit.