14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëron arrestimin e ish-prokurores Bamieh

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka lëshuar urdhërarrest kundër ish-prokurores e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lëshimi i urdhërarrestit nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bërë në koordinim me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.

- Advertisement -

Sipas këtij urdhërarresti, që është lëshuar para disa ditësh, Gjykata urdhëron arrestimin dhe ndalimin e Bamieh, pasi e njëjta nuk është përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Shtetit për intervistim, ndonëse kishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht dhe do të bashkëpunojë me autoritet.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, prandaj Gjykata ka vendosur që të lëshojë urdhërarrest për ta kapur të dyshuarën, e cila ndodhet akoma në arrati.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -