9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Gjykata merr vendim për të dyshyshuarin se privoi nga jeta xhaxhain

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit Berat Berisha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës.

- Advertisement -

“Sipas kërkesës, më datën 28 prill 2023, në fshatin Kijevë të Malishevës, në oborrin e shtëpisë së të pandehurit, pas një mosmarrëveshje me xhaxhanë e tij tani të ndjerin Sadri Berisha e privon nga jeta duke e goditur me pistoletë disa herë, më pas e njofton policinë për vrasjen”. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Vrasja e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase, sipas tij, kemi të bëjmë me vepra penale të rëndë.

- Advertisement -

“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 28 prill 2023 dhe do të zgjasë deri më 27 maj 2023”, thuhet tutje.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -