16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Gjukanoviç: Politika e Vuçiçit është e njëjtë si në vitet 90’ta, e cila na çoi në Iuftë

“Vuçiç po promovon një politik të viteve të 90-ta. Ajo politikë në vitet e 90-ta, ju kujtohet, na çoi në Iuftë, edhe atëherë, Serbia dëshironte t’i mbronte serbët e Bosnjës. Dhe ne e dimë ku na çoi kjo”, kështu është shprehur Gjukanoviç në një intervistë për Radio Evropën e Lirë edicioni në gjuhën serbe.

Për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, qasja dhe politika e homologu të tij serb, Aleksandër Vuçiç, që të shfaqet si patron i serbëve në vendet e tjera të rajonit i takojnë viteve të 90-ta.

- Advertisement -

Për Gjukanoviç mu për këto arsye ambiciet pro-evropiane të Vuçiç’it nuk janë reale, dhe bashkëpunimi me të është zvogëluar shumë vitet e fundit për shkak të këtyre dallimeve.

Gjukanoviç, më tej ka shprehur skepticizmin e tij për një përshpejtim të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pas agresionit rus në Ukrainë, nga frika se ata mund të bien nën ndikimin rus.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë vendin e tyre në BE, por një gjë e tillë duhet të arrihet pas reformave sociale të realizuara pa kushte, cilësore dhe gjithëpërfshirëse. Pra, nuk besoj në rrugët e shkurtra drejt BE-së”, shpjegon Gjukanoviç.

- Advertisement -

Mali i Zi, sipas tij është i gatshëm të plotësojë kushtet, mbi të gjitha në fushën e sundimit të ligjit, e cila është kthyer në një pikë kyçe të agjendës së negociatave me BE-në.

“Pas kësaj, ne duam të arrijmë anëtarësimin në BE dhe mendojmë se në bazë të asaj që është bërë deri më tani, Mali i Zi mund të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -