22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Gjoba 13 mijë euroshe për Prindonin, Gërvalla: Shpenzimet nuk i ndajmë individualisht, shpejt do i publikojmë të gjitha

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla sot përmes një konference për gjobën që ministria që udhëheqë ka marr pasi nuk kishte lejuar qasje në dokumente publike për shpenzimet e ambasador Prindon Sadriut.

Ajo tha se nuk mund të publikojnë shpenzime në mënyrë individuale, për të gjithë misionit.

Ajo tutje theksoi se si po shpenzojnë më pak se qeveritë e kaluara, ndërkohë premtoi publikim të të gjitha shpenzimeve si nga kabineti i saj ashtu edhe nga misionet diplomatike.

‘’Ne kemi pasë një kërkesë për shpenzime individuale të një diplomati të caktuar. MPJD shpenzimet i ka si shpenzime të misioneve, nuk janë të ndara individualisht prandaj reforma në këtë insitucion është më e nevojshme. Shpenzimet e misionit janë në dispozicion. Vendimi i sekretarit është marrë që të krijohet qasja në këto dokumente. S’kemi asnjë interesim të fshehim asnjë shpenzim të vetëm. Kemi lutuar departamentin që të përgatisë në afat sa më të hershëm, duke nisur prej shpenzimeve të kabinetit në mënyrë që ju mendia të mos dëgoni fare kërkesat, dhe të publiikojmë gjitha shpenzimet edhe të së kaluarës e së ardhmes. Vendimi politik është ndërmarrë, pas kabientit do të nisim publikimin e atyre të misionevë diplimatike. Shpenzimet tona janë shumë më të vogla se në të kaluarën. Nuk i keqpërdorim shpenzimet por i shpenzojmë me shumë kujdes.

Të fundit
Lajme të lidhura