24.7 C
Pristina
24 Korrik, 2021 - 21:27

Gjinovci i kundërpërgjigjet Dugollit me fotografi: Këtu e keni sqarimin e plagjiaturës

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, i është kundërpërgjigjur profesorit Bujar Dugolli, të cilin kjo organizatë e akuzon për plagjiaturë. Gjinovci ka publikuar disa fotografi që thotë se dëshmojnë pohimet e organizatës të cilën e drejton, pasi Dugolli reagoi më herët duke thënë se se “studentët dhe praktikantët e organizatës ORCA nuk duhet të bijnë pre e e-maileve anonime”.

Gjinovci ka shpërndarë disa fotografi që sipas stij dëshmojnë dhe sqarojnë plagjiaturën, që sipas kësaj organizate e kanë bërë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati. Ai ka thënë se në sqarimin që përmbajnë fotografitë, dëshmohet plagjiatura.

“Në këto fotografi e keni sqarimin e plagjiaturës në punimin me 8 faqe të Ardian Kastratit e Bujar Dugollit. Si dallohet plagjiatura? Kur një pjesë e tekstit është identike me një burim tjetër, por nuk ka thonjëza apo nuk i referohet atij (p.sh. përmes fusnotës apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar me rregullat e shkrimit akademik), kjo pjesë e tekstit konsiderohet plagjiaturë”, ka shkruar Gjinovci.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që vet ta dallojnë plagjiaturën në artikullin e botuar para katër vitesh nga Dugolli dhe Kastrati.

“Te rasti i mëposhtëm teksti me ngjyrë të verdhë është identik me pjesë të teksteve nga burimet të cilat janë të vendosura në katrorët në skaj të tekstit. Secili që di të dallojë shkronjat mund ta bëjë vet verifikimin”, ka shkruar Gjinovci.

Profesori i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, më herët ka reaguar, duke i quajtur të pakuptimta pohimet e ORCA-s. Ato thotë se janë përpjekje për njëllosjen e tij. Dugolli theksoi se artikulli në fjalë është pjesë e CV-së së tij, por se ai nuk e ka përcaktuar thirrjen e tij akademike.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një konference për shtyp të mbajtur sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, i ka akuzuar Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin për plagjiaturë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese