Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, e ka përkrahur kryeministrit Albin Kurti, i cili po e mbron drejton e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dje.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti tani po vepron ndryshe nga si ka vepruar me ish-këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi, të cilin e kishte liruar nga detyra në Qeverinë Kurti I.
“Në mënyrë shumë ma skandaloze ia patën sulmu Shkëlzen Gashin, krejt me keqinformim dhe shpifje. Ishte i bindun vet që Shkëlzeni nuk kishte asnjë kokërr faji. Megjithatë ua pat dorëzu me dorë të vet. E liroi nga detyra.
A u mushë mend që nuk bon me i dorëzu njerëzit e tu kur je i bindun që s’kanë asnjë faj, apo thjesht po e manifeston fuqinë e vet si Kryeministër i 50.2%-shit? Mbetet me u pa”, ka shkruar Gjinovci.