fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Gjermania ia “ngreh veshin” Vuçiç-it: Mos guxo më, nuk tolerojmë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Retorika e ashpër e Beogradit ndaj Berlinit zyrtar më në fund çoi në një reagim të qartë nga zyrtarët gjermanë shkruan media opozitare Nova.rs.

Duke qenë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç në përgjithësi janë kritikë ndaj Gjermanisë, diplomatët gjermanë vendosën t’i bëjnë të ditur Serbisë se kjo është e papranueshme për ta.

Siç mëson Nova, diplomatët gjermanë kanë paralajmëruar Serbinë dhe e kanë bërë të qartë se nuk do të tolerojnë më retorikën e zyrtarëve serbë që “vazhdimisht kritikojnë dhe ofendojnë Gjermaninë”.

- Advertisement -

Diplomatët shprehën pakënaqësi të fortë dhe thanë se një sjellje e tillë e Beogradit “mund të ketë pasoja shumë negative për Serbinë”, shkruan mediumi.

“Është vlerësuar se retorika e përfaqësuesve të qeverisë serbe në periudhën paraprake nuk ka qenë e përshtatshme dhe se shfaqje të tilla mund të ndikojnë në marrëdhëniet”, ka thënë një burim i Novas nga qarqet diplomatike.

Si arritëm në pikën që Berlini të shqetësohet nga sjellja e Beogradit?

Ndonëse prej vitesh ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer mes Serbisë dhe Gjermanisë, pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të mira mes ish-kancelares Angela Merkel dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, marrëdhëniet u përkeqësuan pas ndryshimit të qeverisë në Gjermani.

- Advertisement -

Ardhja e Olaf Scholz-it në pushtet në Gjermani dhe hyrja e të Gjelbërve në koalicionin qeverisës, është perceptuar në Serbi si ndryshim i qëndrimit.

“Në këtë kontribuuan deri diku rrethanat dhe mbi të gjitha lufta në Ukrainë, e cila nxori në pah nevojën jo vetëm për vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse, por edhe për zgjidhjen urgjente të çështjes së Kosovës”, shkruan mediumi serb.

Më 5 maj, Presidenti i Serbisë u takua me shefen e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, me të cilën bisedoi për pozicionin ndërkombëtar të SAerbisë dhe qëndrimin ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

- Advertisement -

Siç mëson mediumi, takimi është zhvilluar në një hotel në Berlin , ku ka qëndruar Vuçiç, dhe disa herë ka qenë shumë i pakëndshëm, duke pasur parasysh se siç kanë thënë bashkëbiseduesit e Novas, Baerbock ka insistuar që Serbia të marrë një vendim të qartë.

“Takimi nuk ishte në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, por kjo nuk është e pazakontë. Baerbock ishte mjaft e ashpër dhe në një moment Vuçiç-it iu kërkua të thotë se cili është shpjegimi aktual për faktin se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, thotë burimi i Novas nga qarqet diplomatike.

Këto ishin edhe temat e vizitës së parë të Scholz në Beograd, në qershor të vitit të kaluar, kur ai kërkoi “prerë dhe me vendosmëri” Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, dhe më pas “për herë të parë” publikisht foli për nevojën e njohjes së ndërsjellë të Kosovës me Serbinë.

- Advertisement -

Të fundit

Chollet e Escobar kërkuan themelimin e Asociacionit, vjen reagimi i parë nga LVV: “Zajdenica” nuk kalon

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -