8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Gjermania dërgon në Kosovë këshilltarin e Scholz të akuzuar për afërsi me Rusinë

Të premten, më 9 shtator, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të jetë sërish për bisedime në Prishtinë e Beograd, por këtë radhë i shoqëruar nga dy këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Në sy bie këshilltari gjerman, Jens Plotner, i njohur për qëndrime kontraverse në lidhje me politikën e jashtme gjermane, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vucicit, dy udhëheqësit kryesorë të BE’së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhej, mes tjerash, në letër.

- Advertisement -

Këshilltari Plotner, megjithatë, është një figurë mjaft interesante. Ai njihet për qasjen e tij të butë ndaj Rusisë, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Disa komente të tij nxitën debat në qershor. Ai insistonte për t’u diskutuar e ardhmja që do ta ketë Gjermania me Rusinë, e jo armatimi gjerman që duhet t’i dërgohet Ukrainës.

“Mund të mbushen shumë faqe gazetash me 20 Marder, por edhe artikujt më të gjatë se cila do të jetë marrëdhënia jonë me Rusinë në të ardhmen, janë disi më të rralla”, pati deklaruar Plotner, kur foli në Këshillin Gjerman të Marrëdhënieve me Jashtë.

- Advertisement -

“Dhe ajo çështje që së paku është po aq nxitëse dhe relevante”, thoshte ai dhe shtoi “që do të duhej të diskutohej dhe do të duhej të kishte një dialog publik”.

Plotner i shtoi këtyre komenteve edhe një qasje më të butë drejt Kinës dhe argumentoi se Ukrainës nuk duhej t’i lejoheshin lëshime në kërkesën e saj të anëtarësisë në BE vetëm për shkak se është nën sulmin e rusëve.

Jens Plotner nuk është anëtar i SPD por karriera e tij është e lidhur ngushtë me politikanë udhëheqës të socialdemokratëve. Nga 2014’ta deri më 2017’ën, ai ka shërbyer si këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier, tani presidenti i Gjermanisë. Asokohe, Plotner ishte i përfshirë në përpilimin e marrëveshjes së paqes të Minskut, që kishte synim t’i jepte fund luftimeve në Ukrainën lindore, por kurrë nuk u zbatua.

Më vonë, Plotner ishte ngritur në detyrë të drejtorit politik nën ministrin e Punëve të Jashtme nga SPD, Heiko Maas, para se merrte postin kryesor te Scholz.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, e kishte emëruar Plotner “si njërin prej kontakteve të Rusisë në rrjetin e merimangës” që Steinmeier e kishte thurur me dekada.

Sipas Plotner “do të ishte gabim të futen tani Kina dhe Rusia së bashku”. Ai tërhoqi vërejtjen se përpjekjet për t’u shkëputur nga Kina ekonomikisht do të rezultonin në përmbushjen ‘profecisë’ të afrimit më madh të Pekinit dhe Moskës.

“Unë besoj se synimi ynë do të duhej të ishte të zbutej rivaliteti me Kinën aq sa është e mundur”, ka thënë Plotner duke theksuar nevojën për t’u angazhuar me Kinën në çështje si ndryshimet klimatike.

Kur u pyet rreth aspiratave të Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE’së, Plotner shënoi se ka “rregulla dhe procedura” që udhëheqin procesin. Ai theksoi se nuk duhet të ketë “lëshime në përmbushjet e kritereve të anëtarësimit” siç janë reformat demokratike dhe institucionale.

“Vetëm pse jeni nën sulme nuk do të thotë se automatikisht është përmirësuar sundimi i ligjit” tha ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -