-8.4 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 20:04

Gjeni dallimin mes Albin Kurtit e Gani Gecit

- Advertisement -

Kryeshakaja e ditës është një fjalim i Albin Kurtit mes banorëve të Llapit. Ai ka gjetur një lidhje mes fiist të tij dhe fisit të bashkëpunëtorit të tij Glauk Konjufcës. Një këso ligjerate të fisit, më herët e kishte mbajtur Gani Geci.

Gjendjet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje para elektoratit të tij pëson ndryshime. Ai herë u flet për filozofin Kantin, e herë devijon, duke bërë be në Musaf e në Kuran. Banorët e Llapit janë dëshmitarë të këtyre skenave.

Gjatë fushatës zgjedhore, ai këto ditë në Podujevë ka bërë një zbërthim të lidhjes familjare me Glauk Konjufcën, me të cilin raportohet herë-herë se nuk i kanë raportet e mira brenda partisë.

“Baba i nanës të babës Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem..”, ka provuar të shpjegojë Kurti.

E virale më herët u pat bërë një paraqitje e ish-deputetit Gani Geci, që tregonte se i kujt është ai, i kujt është babai i tij, gjyshi e kështu me radhë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika