5 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Gjenerali Clark heq dilemat: Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me SHBA-të

- Advertisement -

25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark thotë se është krenar për popullin e Kosovës dhe për të arriturat që janë bërë gjatë këtyre viteve.

- Advertisement -

“Kosova është një shtet i ri por që do ta ndërtojë një të ardhme të bukur”, tha Clark.

Ndërkohë i pyetur se cili ishte momenti më i vështirë i vendimmarrjes gjatë fushatës së bombardimeve, Clark tha se moment shumë i vështirë ishte kur rusët vendosën që të merrnin fushën ajrore të Prishtinës duke penguar operacionet e NATO-s dhe për të përçarë Kosovën.

- Advertisement -

“Ky ishte moment shumë i vështirë sepse liderët politik të aleancës nuk ishin krejtë të sigurt mbi statusin, qëllimet e të gjitha këto, por që ia dolëm edhe në këtë drejtim pjesërisht, sepse aleatët, Bullgaria, Rumania bllokuan fluturimet mbi hapësirat e tyre ajrore për përforcimet ruse, pra trupat ruse nuk merrnin mbështetje nga forcat e tjera dhe për pak ditë ose javë u zgjodh edhe ajo situatë, por që ishte periudhë e vështirë”, deklaroi gjenerali Clark në “Lajmet e Funfit”, në RTK.

Ndërkohë duke folur për situatën aktuale në Ukrainë, gjenerali Clark tha se është një situatë e rrezikshme aty, dhe se e gjithë bota është e tronditur.

“Është situatë tejet e rrezikshme e që është e krijuar nga Putini”, tha ai.

- Advertisement -

E duke folur për situatën aktuale në Kosovë dhe deklaratat kërcënuese të presidentin serb Aleksandër Vuçiq, gjenerali Wesley Clark tha se derisa të ketë prani të forcave të NATO-s, ato sigurojnë që të mos ketë ndonjë keqkuptim sa i përket pavarësisë së Kosovës.

“Siç e shoh unë nga jashtë, duket se Vuçiq po i dëshiron të dyja, edhe dëshiron të ruajë miqësinë tradicionale me Rusinë, por edhe dëshiron të ketë tregti e investime edhe nga perëndimi. Ka një vijë tejet të hollë aty dhe ambasadori Hill është atje për ta mbajtur në drejtimin e duhur “, deklaroi gjenerali amerikan.

Gjenerali Clark ndërkohë foli edhe për sulmin në Banjskë, ku theksoi se trupat e KFOR-it dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë më shumë vigjilent dhe më të drejtpërdrejtë me Serbinë se kjo nuk duhet të ndodhë më. Sipas tij ajo se çka po ndodhë në Serbi është reflektim i Ukrainës.

“Kjo duhet të pasojë zgjidhjen e çështjes në Ukrainë dhe nësë bëjmë këtë , Serbia do ta shoh të ardhmen në Evropë dhe do ta pranojë Kosovën si fqinj të pavarur”, tha ai.

E duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, gjenerali Clark tha se sipas nga këndvështrimi i tij Kosova është shumë më afër NATO-s dhe SHBA-së.

“Çfarëdo që thotë ambasadori Hill, unë duhet ta shoh nga perspektiva e tij, përvoja e tij, por kur e shoh nga jashtë mua më duket se përderisa personeli i KROR-it është në Kosovë dhe me miqësinë historike midis shteteve të bashkuara dhe Kosovës, Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara, deklaroi Wesley Clark.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -