fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

GjeneraIi Qehaja zbuIon skenarin: Serbia do të kërcënojë sërish me përdorim force

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Qehaja: Situata e sigurisë në veri edhe më tej shumë e brishtë
Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjeneral Ramadan Qehaja, e ka vlerësuar si të brishtë gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, edhe pas largimit të barrikadave.

Në një analizë të publikuar në Facebook, gjenerali ka paralajmëruar sërish tensione, barrikada dhe kërcënime me përdor force me mjete ushtarake nga Serbia në veri të Kosovës, pasi ajo nuk do ta pranojë planin franko-gjerman. Për këtë të fundit, pritet të diskutohet në Beograd në fillim të këtij viti, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Qehaja ndër tjerash, ka theksuar se destabilizimi i Kosovës, do të reflektojë edhe në rajon. Andaj, ai ka kërkuar nga Kosova, që nt’i ekspozojë veprimet serbo-ruse dhe të njëjtat të dëshmohen me këmbëngulësi tek partnerët e vendit.

Ai, poashtu ka kërkuar ngritjen më tutje të gatishmërisë vepruese të policisë së Kosovës dhe të FSK-së.

Reagimi i plotë i Qehajës:

Situata e sigirisë në veri edhe më tej shumë e brishtë

- Advertisement -

Viti 2022 u përmbyll me menjanimin e përkohshëm të krizës në sferën politike-diplomatike dhe atë ushtarake e të sigurisë.

Në fakt u hoqën barrikadat në veri të Kosovës dhe u ndërprenë – së paku përkohësisht – sulmet e grupeve kriminale serbe ndaj policisë së Kosovës, gazetarëve etj.

Sipas mendimit tim, “lëshimi” i Beogradit zyrtar për largimin e barrikadave ishte më tepër një përpjekje diplomatike gjoja për të treguar vetën si “faktor” stabiliteti. Veprime të tilla të Serbisë të udhëhequra nga Vuçiq tani më janë bërë normë.

- Advertisement -

Mirëpo, pasi që në fillim të këtij viti parashihet të diskutohet plani Franko-Gjerman (tani i quajtur plani i BE), unë personalisht vlerësoj se Beogradi nuk do ta pranojë këtë plan dhe do të tentojë që përsëri të bëjë obstruksione të natyrës së barrikadave dhe obstruksione të tjera. Madje edhe kërcënime me përdorim të forcës dhe mjeteve ushtarake për depërtim në veri të vendit nuk përjashtohen si opsion. Ky skenar do ta komplikonte edhe më tej situatën, nëse KFOR-i nuk do ta kryente punën e vet, përkatësisht nëse nuk vepron si parandalues i mësymjes serbe me qëllim të destabilizimit afatgjatë të veriut të vendit.

Vlen të rikujtohet që implikimet e destabilizimit të mundshëm të veriut të Kosovës, nuk do të jenë të lokalizuara vetëm në Kosovë, por do të reflektojnë edhe në pjesë të tjera të rajonit. Konform kësaj situate, ne si shtet duhet të bëjmë vlerësimet tona. Mendoj në vlerësimet lidhur me metodat e deritanishme ruse e që në Ballkan po i përdor Serbia. Ne duhet në mënyrë sistematike t’i ekspozojmë këto veprime dhe t’i dëshmojmë me këmbëngulësi tek partnerët tanë.

Duhet bërë ngritja tutje e gatishmërisë vepruese të policisë së Kosovës (por edhe të FSK-së), sepse vënia në lëvizja e institucioneve tona të sigurisë është tani më e pashmangshme.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -