17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Gjendet pa shenja jete një person në lumin e Klinës

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se trupin e pajetë të viktimës e ka vërejtur një peshkatar që ishte duke peshkuar në këtë lum.

“Në orët e15:35 një peshkatar ka qenë duke peshkuar në lumin e ka vërejtur një person në ujë. Është njoftu Policia dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësat, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi për Sinjalin.

Tutje, ai shtoi se rasti është ende në fazë fillestare të hetimeve dhe ende nuk është identifikuar viktima.

Të fundit
Lajme të lidhura