fbpx
-2.5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Gjendet i pajetë miku i afërt i Putinit, mister me vdekjen e kolonelit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një tjetër vdekje misterioze i shtohet enigmës së errët të luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për personin e afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, një komandant që ka pasur një rol kryesor në fushën e betejës.

44-vjeçari kolonel Vadim Bojko është gjetur i i pajetë, për shkak të plagëve të marra nga armë zjarri. Ai ishte zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë të Marinës në Vladivostok.Sipas raportimeve, 44-vjeçari u qëllua me pesë plumba, menjëherë pasi hyri në zyrën e tij.

- Advertisement -

Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi për te zyra e 44-vjeçarit, ku e gjeti të pajetë.

Mediat ruse bëjnë fjalë për vetëvrasje. Edhe pse asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, Kremlini pretendon se ai ka qëlluar veten pesë herë në gjoks.

Informacionet thonë se pranë burrit janë gjetur pesë plumba dhe katër pistoleta Makarov .

Megjithatë, mbetet mister fakti sesi koloneli qëlloi pesë herë veten.

- Advertisement -

Të fundit

Ky është kosovari, që u deklarua publikisht si anti-amerikan

Ditë më parë një qytetar, i paraqitur si “Hamdiu” në një nga emisionet publike, deklaroi se është anti amerikan,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -