-3.1C
Pristina
27 Janar, 2021 - 20:34

Gjendet Agim Veliu pasi u shpall në kërkim nga opozita

Partia Demokratike e Kosovës ka ironizuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, meqenëse ai ka munguar në seancë.

Deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu vendosi edhe një fotografi të tij në vendin ku ulet, derisa u kërkoi të gjithë atyre që e shohin, t’i tregojnë ministrit se e ka obligim ligjor të raportojë në Kuvend.

E gjatë kohës sa kuvendi mbante seancë, Veliu ishte në Podujevë në përkrahje të kandidatit të LDK-së për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudarit.

Madje, gjatë kohës sa ai mbante fjalim, është penguar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje atje, të cilët kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.

Të fundit

Të tjera nga rubrika