15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

- Advertisement -

Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Një burim brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), i ka treguar Nacionales se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

“Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, ka thënë burimi.

- Advertisement -

Më tej, burimi ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë.

“Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme”, ka thënë i njëjti burim.

Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -