16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Gjakova ‘thyen akullin’, edhe pesë shkolla të tjera hapin dyert për nxënësit

Grevat e përgjithshme kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit në Kosovë, derisa mos fillimi i rregullt i procesit mësimor në shkolla ka nxitur reagime të panumërta.

Ani pse në grevë tash e sa kohë kanë hyrë disa sindikata, ajo që po kritikohet më shumë është Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), për shkak të mos mbajtjes së orëve mësimore.

- Advertisement -

Grevat në arsim kanë filluar që nga 24 gushti i këtij viti dhe po vazhdojnë ende, ku nxënësit nuk kanë filluar mësimin në shkolla me 1 shtator, ashtu siç ndodh çdo vit të rregullt akademik.

Mirëpo, duket se akulli ka filluar të thyhet, me ç’rast disa shkolla kanë kundërshtuar mbajtjen e mëtejme të grevave.

Shkolla fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë të mërkurën ka hapur dyert për nxënësit, duke filluar procesin mësimor.

- Advertisement -

Pas nisjes së mësimit në shkollën e lartpërmendur të njëjtin vendim e kanë marrë edhe pesë shkolla tjera të kësaj komune, të cilat kanë njoftuar se mësimi do të fillojë nga sot.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për disa shkollën fillore “Mustafa Bakija”, ShFMU ” Fehmi Agani” cikli i ulët, SHFMU ” Emin Duraku” cikli i ulët, SHMU ” Yll Morina” pjesërisht dhe SHFMU ” Fan S.Noli” në fshatin Dujakë.

Në lidhje me këtë, për GazetaDemos është prononcuar Drejtoresha e Arsimit për Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova – Baçi.

“Drejtoria e Arsimit dje dhe sot zyrtarisht ka pranuar informatën nga shkollat të cilat do të fillojnë mësimin. Drejtoria e Arsimit ka qenë gati dhe jemi kujdesur që me datën 1 shtator të fillojë mësimi, mirëpo organizimi i grevave nga SBAShK e ka pamundësuar një gjë të tillë. Tani, Keshillet e Mësimdhënësve në shkolla po vendosin se a do të jenë pjesë e greves apo të fillohet mësimi”, u shpreh ajo.

Tutje, Kumnova – Baçi potencoi se mbështesin çdo vendim që marrin shkollat në lidhje me grevën.

“Drejtoria e Arsimit as nuk i ka ftuar për pjesmarrje në grevë dhe as nuk ka ndikuar në ndërprerje të grevës. Në këtë periudhë kemi kërkuar vetëm dialog mes dy palëve dhe fillim të procesit mësimor. Ne nuk ndikojmë në vendimet e shkollave.Ashtu siç kanë vendosur për të qenë pjesë e grevës, por edhe sot që kanë vendosur të heqin dorë, ne i përkrahim vendimet e tyre”, theksoi Drejtoresha e Arsimit për Komunën e Gjakovës.

Në anën tjetër, GazetaDemos ka kontaktuar edhe drejtoreshën e shkollës “Këlmend Rizvanolli” që nisi mësimin dje, Valma Kamishi – Zeka, mirëpo e njëjta nuk ka pranuar të deklarohet.

Ndërkaq, drejtori i shkollës së mesme të ulët “Mazllum Këpuska”, Arbënor Pozhegu, tha se ende nuk kanë marrë një vendim për nisjen e procesit mësimor.

Mësimin në mënyrë vetanake e kanë filluar edhe disa mësimdhënës tjerë në disa shkolla të Kosovës, të cilët kanë kundërshtuar që nxënësit të humbin orë mësimore.

Dje është mbajtur takimi mes kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, megjithatë nuk është arritur marrëveshje.

Thirrje të vazhdueshme për fillim të procesit mësimor janë bërë nga Ministria e Arsimit dhe deputetë e figura të ndryshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mbajtjen e grevave e kanë kundërshtuar edhe kryetarët e komunave që udhëheqen nga LVV.

“Bëjmë thirrje për prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apelojmë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor”, kishte shkruar kryetari i Gjilanit, Alban Zogaj në një postim në Facebook.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës komunale të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm në Podujevë, Fadil Halimi, ka thënë se grevistet janë duke u kërcënuar nga pushteti lokal.

“Janë fjalë që janë përfol në qytet se grevistët po kërcënohen, ashtu po flitet. Edhe e di që drejtorët bëjnë thirrje, janë tre shkolla të mesme të cilat kanë ftuar publikisht nxënësit për të filluar mësimin por edhe disa shkolla fillore”, ka potencuar ai gjatë ditës së sotme.

Grevat në arsim po mbahen për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga Qeveria, ku SBAShK po kërkon shtesa prej 100 euro në muaj për mësimdhënësit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -