fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Gëzuar, vëllezër shqiptarë, gazetari kroat ndërpret të ftuarin, sapo shënoi Shaqiri

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Zvicra fitoi përsëri ndaj Serbisë në Botëror pas suksesit 2-1 në Rusi 2018, përballje e paharrueshme ku shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kombëtarja helvete triumfoi 3-2 në Katar 2022, sukses që solli kualifikimi në raundin e 1/8-ve (Zvicër-Portugali) dhe lot e zhgënjim te serbët, të cilët dështuan përsëri për të kaluar fazën e grupeve.

- Advertisement -

Shaqiri realizoi sërish një gol të bukur, ndërsa kapiteni Granit Xhaka bëri ligjin në mesfushë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Shkrimi i gazetarit kroat

Fitorja e Zvicrës ka krijuar emocione të mëdha dhe është festuar nga shqiptarët, por edhe në Kroaci.

- Advertisement -

Gazetari kroat, Velimir Bujanec e ka shijuar në maksimum golin e Shaqirit dhe fitoren e Zvicrës ndaj “armiqve” të Serbisë.

Ndërkohë që po luhej ndeshja dhe sulmuesi nga Gjilani zhbllokoi takimin duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, Bujanec ndërpreu të ftuarin e tij në televizionin Z1: “Më fal, duhet të të ndërpres, pasi sapo më dhanë një lajm të mirë.

Shaqiri i ka shënuar gol Serbisë, 1-0 për ne”, dhe bëri simbolin e shqiponjës me duar. Bujanec është një ish-luftëtar që ka dhënë kontributin e tij në luftën e kroatëve për Pavarësi (1991-1995) ndaj forcave serbe, në të cilën guxuan të marrin pjesë ndaj forcave gjakatare serbe edhe shumë trima shqiptarë, me të cilët ai luftoi përkrah dhe u bë mik përjetë.

- Advertisement -

Pasi rezultati shkoi 2-2, Velimir e ndërpreu emisionin e tij duke u shprehur gjithsesi i bindur se Serbia do të dështonte. Në fund pati festë. “Gëzuar, vëllezër shqiptarë!“, deklaroi Bujanec, i cili nuk e kurseu ironinë ndaj serbëve në postimin në rrjetet sociale pas ndeshjes.

“Shpresoj që mitomanët e mëdhenj serbë nuk do ta festojnë këtë disfatë si fitore pas 200 vitesh, njësoj siç festojnë Betejën e Fushë Kosovës”, referuar betejës së qershorit të vitit 1389 kur princër dhe fisnikë shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë luftuan së bashku ndaj Perandorisë Osmane.

Edhe pse beteja u humb, çuditërisht ata sipër “Mollës së Kuqe” e festojnë dhe synojnë ta personalizojnë, një ves i moçëm i tyre…”.

- Advertisement -

Të fundit

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam shumë i sëmurë, mund të vdes në çdo moment

Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -