15.8C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 16:55

Gëzim Kelmendi nis ankesat- Mi vjedhën votat

Kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi, nuk është i kënaqur as kësaj radhe me votat që mori duke thënë se sërish iu vodhën ato. Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar dëshmi se si ju vodhën votat.

Ai ka thënë se kësaj radhe votat iu vodhën në një qendër votimi në Skenderaj.

“Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.

Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.

Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.

Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skenderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota.”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë i tij:

Të fundit

Të tjera nga rubrika