22.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Gërvalla: S’lejojmë Republikë Serbe në Kosovë, jemi fokusuar në marrëveshjen me njohjen reciproke

- Advertisement -

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për mediumin boshnjak FENA, Gërvalla tha se Kosova është duke u fokusuar në marrëveshjen finale që duhet të rezultojë në njohje reciproke.

- Advertisement -

“Njohja e plotë ndërkombëtare e realitetit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një sinjal për Serbinë se destabilizimi i fqinjëve si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është një recetë për sukses”.

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dërguar një letër urimi në adresën e presidentes kosovare Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Ai ka thënë mirëpret ‘po-në’ e autoriteteve kosovare për propozimin e Bashkimit Evropian me të cilin synohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Biden ka përmendur në letër “njohjen reciproke si qëllim eventual” të SHBA-ve në kuadër të procesit të dialogut Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e BE-së, ndryshe nga herët e kaluara kur përmendte specifikisht përkushtimin për “njohje reciproke në qendër”.

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -