16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Geci tregon se kush nga opozita iu bashkua “Brigadës së Vuçiqit” për ta rrëzuar Albin Kurtin nga Qeveria

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se këto ditë janë të vështira për Kosovën, mirëpo Qeveria me urtësi po i kryen detyrat e saj.

Kjo sipas tij, pasi së bashku me aleatët e Kosovës, NATO-n dhe Amerikën po e zbaton reciprocitetin me mençuri dhe guxim.

- Advertisement -

Geci thotë se, Qeveria duke trokitur në dyert e miqve të matur e të respektushëm po i prekë pikat e kurimit kancerogjen që e kanë infektuar shtatin e atdheut tonë.

“Pra, me ndihmën e pushtetarëve paraprak, e që populli i njeh disa nga ta si hajna vrastarë të proamerikanëve të LDK-së, që i kanë bërë dëme atdheut me marrëveshje të këqia me Serbinë, e kur sot qeveria Kurti së bashku me administratën Biden po ua hedh nga dritarja e qeverisë një nga një marrëveshjet kancerogjene me të cilat ka filluar kalbja e atdheut tonë”, thotë Geci.

Ai flet edhe për kërkesat e opozitës për dorëheqjen e Albin Kurtit.

- Advertisement -

“Dje opozitarët kokorizëshin Albini ka marrë detyrë me na prishur me Amerikën, doli e kundërta, sot Amerika flet Albini i zbaton. Akuza tjetër e opozitarëve, Albini ëdhtë pro shamiave dhe burkave, Albini si i pari i qeverisë nuk guxon të dalë kundra të drejtave dhe lirive të njeriut, me ndihmën e juaj i keni lejuar analfabetat pantollshkurtër dhe mjekërrgjatë. Albini kur erdhi i gjeti këtu me mia xhamia e leshamana, e që as nuk janë hoxhollar as projidikus të fesë, por kancer i besimit Islam”, shprehet Geci.

Sipas tij, Kurti doli me një koment për shamiat se vajzat nën moshën 16 vjeqare kur kanë drejt t’i nxjerrin dukumentët indefikuse, nëse duan nuk mundemi t’ua ndalojmë shamiat, kurse ministrja Arbëria Nagavci u tha jo shamiave.

“E kritikojnë Albinin pse po merr afër vetit disa asambleist shqiptarë musliman, Albini nuk mundet me shkua në Romë të Italisë me marrë tjerë, as nuk mundet me i ndërrua. Kritika tjetër ndaj Albinit vjen pse deputetët dhe përkrahësit e ti janë shkua në Qabe, çka ka me ju ba Albini atyre që kanë shkua në Qabe, ishalla Zoti ua pranon lutjet, po sikur me pas dashur ata ishin mbytur në pus të Vrazhivirit në Aqarevë, Albini nuk mundet me i ndaluar. Opozita dje thoshte me këmbngulje jep dorheqje Albin se po don me na prishë me Amerikën, sot kur Albini pa Amerikën se ban hapin, i thonë jep dorhëqje se po na e ndalë rrymën në dasma e po na mbesin gratë e qikat pa u shkun, hajtni se mos ua bani kasavetin se boll kanë me u shkundë! O torollakë kriza energjetike dhe shtrejtimi është në krejt botën nga kriza në Ukrainë, rinovimi duhet bërë tashë për t’u përgaditur për dimër”, pohon Geci.

- Advertisement -

“Kundër Qeverisë Kurti del edhe brigada e Vuçiqit, i bashkohet sindikata e arsimit, dhe në njëfar forme krejt sindikatat tjera, së bashku me opozitën. Të gjithë së bashku në kor me brigadën e Vuçiqit, me Rusinë, me Edi Ramën, së bashku me analistët banalistë dhe mediat e shitura kanë nisur defatorët dhe tupangjitë me i rrahur dairet për rrëzimin e qeverisë”, shton ai për gazetën “Bota sot”.

Geci përmend edhe Znaçkën që dikur në Kuvendin e Kosovës i thoshte Kadri Veseli Milazim Zekës.

“Ani znaçkat e Kadriut dhe rrethi i spiunave të Znaqçkës po u bashkohen vallës të Vuçiqit dhe të Rusisë për rrëzimin e qeverisë ngase nuk paskan mbetur bizneset keq. Uh mu….. po a nuk po shihni se Kosova është në pikën kritike në vend se me iu bashkëngjitur dhe ndihmua qeverisë edhe nëse ka gabime me kaluar krizën ju kokorizni në kaqakun ruso-serb me dashje a pa dashje po i bani argat Vuçiqit skajshmërisht, duke e dëmtuar atdheun tonë të shtrenjt e të larë me gjak bre mu atë….”, shprehet Geci.

Geci tregon edhe pse po e përkrahë punën e Qeverisë Kurti.

“Shumë kush nga ju me thonë je me Albinin. O qenefa, unë jam me Kosovën i mbështetur në drejtësinë e të Madhit Zot, derisa qeveria po e bënë të pamundurën me shpëtua nga marrëveshjet e kqia dhe tradhtitë që ia keni bë atdheut në bisedime për 15 vjet rresht, gjithmonë do jem krah i drejtësisë. E partia ime është LDK-ja por jo e vasalëve të Isës dhe Hashimit…!”, përfundon Halil Geci.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -