13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Geci: Opozitarët e kuptojnë mirë këtë krizë, po fatkeqësisht janë ba krah i armikut

Faza e parë e rendit të ri botëror ka filluar me 11 shtator 2001 me rrëzimin e Kullave Binjake ku humbën jetën 2996 burra gra, 343 zjarrfikës ndërruan jetë në përpjekje për të shpëtuar të tjerët, dhe mbi 60 policë.

Faza e dytë e rendit të ri botëror filloi në fundin e muajit shkurt 2022 me fillimin e Iuftës në Ukrainë ku ndoshta ende nuk dihet fituesi, Iuftë kjo e cila numërohet si faza e dytë e Iuftës së tretë botërore me të cilën ekonomia botërore ka pësuar dëme të mëdha, por jo të papërballueshme!

- Advertisement -

Faza e tretë e fillimit të kësaj Iufte është shkrepja e armëve nukleare, ishalla nuk e presim, besoj se nuk do të ndodhë!

Sidoqoftë Iufta në Ukrainë ka krijuar kriza të thella ekonomike energjetike dhe sociale gjithandej planetit, duke mos harruar krizën që e ka krijua epidemia Covid 19 ku tërë boten e izoloi dhe i nënshtroi ekonomitë globale, dhe si pasojë e Covidit 19 u shkaktuan vdekjet e miliona njerëzve edhe Kosova u prek thellë me vdekje, dhe ekonomi nga kjo epidemi vdekjeprurëse.

Superfuqia evropiane ekonomike Gjermania u jep mesazhin qytetarëve blini qirinjë, dru dhe qymyr përgatituni për dimër se jemi në Iuftë për të anashkaluar gazin e Rusisë, njësoj si Gjermania i porosisin qytetarët e tyre edhe vendet tjera evropiane kurse opozitarët kosovarë, zuzarët dhe zuzaricat e kuptojnë mirë këtë krizë, po fatkeqësisht janë ba krah i armikut, prandaj edhe nuk duan ta dinë, kërkojnë ta zbrazin arkën e shtetit, për xhepat e tyre dhe bashkëpartiakëve të tyre.

- Advertisement -

Po të kishin kërkuar që ta zbrazin arkën e shtetit duke e armatosur ushtrinë dhe policin do na kishin në përkrahjen dhe do e ndanim kafshatën e gojës për armatim ashtu siç e patëm ndarë më parë, por jo për Rrahmanin e opozitarinë vuçiqiane.

Opo-zuzarët kërkojnë që Qeveria të dali nga lëkura, kërkojnë para e vetëm para.

Ata kërkojnë për arsimin para në formë të paligjshme, ligje këto të cilat vet i kanë shkelur dhe kurrë nuk i kanë respektuar.

- Advertisement -

Për 20 vjet kjo opozitë nuk kanë bërë asgjë, pos krimeve dhe hajnive, për të cilat njihen të paret në rajon.

Sot opozitarët kërkojnë nga qeveria shëndetësi cilësore, shëndetësi të cilën qe 20 vjet e kanë vjedhur dhe shkatërruar.

Kërkojnë para kesh për arsimin, arsim ky të cilin e kanë shkatërruar me dorën e tyre duke diplomuar partiak analfabet, dhe duke prodhuar nxënës dhe student analfabet, si dhe duke licencuar fakultete e kolegje private si kioskat e duhanit.

Opozitaret kërkojnë rrymë të pandërprerë nga këtu i grabitur dhe i shitur për një kafshatë goje, pikërisht nga kjo opozitë, kërkojnë e çka nuk kërkojnë, por kanë harruar se Zoti është një e përveç tij tjetër nuk ka, dhe ashtu siç e kanë merituar e kanë fituar l… e marisë e g… e lladrovcit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -