15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Geci kërkon burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, ka tentuar që t’i mbulojë KRlMET serbe në Kosovë.

Geci thotë se, Thaçit duhe t’i shtohet edhe një akuzë për këtë.

- Advertisement -

“A ka Zot në këtë tokë, a ka drejtësi, a ka prokurori, ku jeni, nxirrne kryt o strumca? Po të kishte shtet e prokurori, sot kryekrimineIit Thaçit dhe rrethit të tij do të duhej t’i shtohej edhe një akuzë shtesë më e rëndë se vetë TOKA E KOSOVËS, këtij tradhtari. Jo vetëm që tentoi ta ndajë Kosovën, jo vetëm që e bëri Zajdnicën dhe njëmijë të zeza tjera që njihen për publikun, por tentoi t’ia mbulojë Serbisë KRlMET gjenocidale, që i bëri në luftën e fundit, duke i vrarë 15,000 qytetarë të pafajshëm e duar thatë, duke i masakruar 1233 fëmijë nga 6 muaj deri në 15 vjeç, duke i dhunuar mbi 20000 gra e vajza shqiptare, duke e djegur e plaçkitur pasurinë dhe të mirat Kosovës shtëpi për shtëpi”, thotë Geci.

Ai thotë se sot ka dëgjuar një lajm shqetësues në një televizion të Kosovës.

“Gazetari i këtij mediumi bëri një intervistë me profesorin e nderuar Ismet Salihun, një ekspert i pakrahasueshëm i penales, i cili pohoi se departamenti për zbulimin e KRlMEVE, për të cilin ai ka punuar dhe kanë mbledhur prova për KRlMET e fundit në Kosovës, i formuar më 2011, u shua në 2018 nga ish kryetari dhe ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shua me një nënshkrim të vetëm, dhe më nuk kemi mundur të vazhdojmë, ngase për KRlMET e kryera dhe gjenocidin që ka kryer Serbia mbi shqiptarët e Kosovës dhe gjithandej nga ka shqiptarë, na duhen së paku edhe 50 vite hulumtim dhe zbardhje”, thekson Geci.

- Advertisement -

Ai thotë se ndalimi i këtij departamenti për mos zbulimin e KRlMEVE serbe po del të jetë marrëveshje e fshehtë në Nish.

“Ndalimi i depertamentit të KRlMEVE të rënda të drjejtësisë, për mos zbulimin e KRlMEVE, po del të jetë marrëvëshje e fshehtë, dikur në Nish, në mes Edi Ramës dhe Vuçiqit, si kusht për t’ia shpëtuar b… gabelit të Brojës, të ndahet veriu i Mitrovicës dhe të stopohen gjurmët e KRlMEVE serbe, me qëllimin e vetëm që polari dhe rrethi i tij ta shpetoj b… nga Gjykata ku sot po glacit në Hagë i dyshuar dhe i ngarkuar me KRlME shqiptare, i lig, i pafytyrë dhe shumë i pabesë, dhe tradhtar që se mban ndërmend historia udhëheqes më tradhtar dhe më të dëmshëm për ATDHEUN. Prandaj po të kishte prokurori sot ky tradhtar do të duhej të arrestohej dhe të dënohej me burgim të përjetshëm”, përfundon Halil Geci.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -