3.8C
Pristina
1 Mars, 2021 - 22:48

Gecaj: Po të flisja gjatë të 90-ave si Vjosa në CNN, ka gjasa të mos ndodhte intervenimi i NATO-s

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka sulmuar Vjosa Osmanin për intervistën që ajo dha për CNN gjatë ditës së djeshme.

Gecaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se duke parë intervistën e Osmanit, i janë kujtuar intervistat që ai vet ka dhënë gjatë viteve të 90-ta.

Ai thotë madje se po të fliste në të 90-tat si Osmani dje, do të kishte gjasa të mos ndodhte fare intervenimi i NATO-s.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Duke parë intervistën e Vjosës në CNN, mu kujtuan intervistat e mia të shumta gjatë të nëntëdhjetave, përfshirë edhe me Christiane Amanpour. Po të flisja unë atëherë si Vjosa tani, ka gjasa mos të ndodhte intervenimi i NATO-s.

Të fundit

Të tjera nga rubrika