11C
Pristina
4 Mars, 2021 - 23:10

Gecaj: Marshall Albini në duart e kujt do ta dorëzon Republikën e Tretë të Kosovës?

Anëtari dhe përfaqësuesi ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu, ka paralajmëruar “menjëherë pas zgjedhjeve” ndërtimin e “Republikës së Tretë”, duke thënë se s’ka alternativë tjetër. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, tallje dhe ironizime me VV’në.

Anëtari i LDK’së, Bajram Gecaj ka reaguar duke thënë Marshalli kolaboracionist Philippe Petain e kishte dorëzuar Republikën e Tretë të Francës në duart e Gjermanisë naziste, duke pyetur se ku do ta dorëzon Marshall Albini Republikën e Tretë të Kosovës.

Postimi i plotë nga Gecaj:

“MARSHALL” ALBINI

“Alternativë tjetër s’ka: Pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojmë ta ndërtojmë Republikën e Tretë!”, ka shkruar Sallahu i LVV-së!

Marshalli kolaboracionist Philippe Pétain e kishte dorëzuar Republikën e Tretë të Francës në duart e Gjermanisë naziste! Po “Marshall” Albini në duart e kujt do ta dorëzonte Republikën e Tretë të Kosovës?

Të fundit

Të tjera nga rubrika