0.3 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 19:53

Gecaj: Është e tmerrshme dhe irrituese se si çështjet me të ndjeshme, VV i shndërron në kauza politike

Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së djeshme në Kuvend nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një reagim në Facebook, Gecaj thotë se partia e Albin Kurtit, siç ka thënë ai, çështjet më të ndjeshme i shndërron në kauza politike.

“Është e tmerrshme dhe irrituese se si edhe çështjet me të ndjeshme njerëzore VV i shndërron në kauza politike”, ka shkruar ai.

Ndryshe, seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës nuk është mbajtur, pasi deputetët e VV-së kanë protestuar për largimin nga salla të zëvendësministrit Driton Selmanaj.

Të fundit

Të tjera nga rubrika