14.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Gazetarja zbulon të kaluarën e errët të personit që planifikonte eliminimin e Kurtit

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka publikuar foton e personit i cili dyshohet se do të kryente ekzekutimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Ajo bëri me dije se personi ishte i skeduar në Kurbin, Elbasan dhe Lezhë për eliminime.

- Advertisement -

“Ky është personi që dyshohet se do kryente atentat ndaj Albin Kurtit. Unë e kam disponuar që në janar të këtij viti. Personi është i skeduar në Lezhë për vrasjen e një ish oficeri policie dhe në Kurbin për një tjetër eliminim. Është i skeduar në një dosje penale në Elbasan.

Imagjinoni po të dalin të dhënat e këtij personi cfarë ndodh me këto dosje hetimore. Minohen hetime të tëra, prandaj i bëj thirrje të gjithë kolegëve të publikojnë të dhënat e dokumentet me interes për publikun. Jo ato që nxisin konflikte sociale dhe ndihmojnë vrasës të shpëtojnë”, tha ajo në emisionin “Open” në News24.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -