5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Gazetari shqiptar implikoi Pacollin në vrasjen e Liridona Ademajt: Reagon vëllau i Behxhet Pacollit

- Advertisement -

Në Shqipëri gazetari Arjan Curri, hodhi dyshime të pa dëgjuara deri më tani që kanë të bëjnë me vrasjen mizore të Liridona Ademajt me 29 nëntor të këtij viti.
Viktima Ademaj u vra në mënyrë të organizuar nga burri saj, Naim Murseli.

E Murseli ishte një nga njerëzit e afërt të kreut të AKR’së, Bexhet Pacolli.

- Advertisement -

Ish-presidenti Pacolli është përfolur, diskutuar e spekuluar në mënyra të ndryshme në Kosovë e Shqipëri, për përfshirjen e tij eventuale në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, dhe po njëjtë së fundi është përfoluar edhe nga gazetari shqiptar.

Curri hodhi dy “pista” se përse është bërë vrasja ndaj Liridona Ademajt.

- Advertisement -

Fillimisht ai dyshon në një “trekëndësh dashurie” ose një lidhje dashurie të Murselit me një të gjinisë së njëjtë, ose diçka që lidhet me pastrimin e parave.

Krahas këtyre arsyetimeve, Curri, “implikoi” edh eish-presidentin Pacolli në këtë vrasje, krejt kjo me faktin se Pacolli mungoi në të dy ceremonitë e varrimit të Liridona Ademajt.

“Mua më ndihmon kriminologjia. Pse behët vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi i gjinisë. Ai ishte i paburrë nga sfida që mund t’i ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon edhe një trekëndësh dashurie. Gruaja dinte një lidhje biseksualizmi. Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Një burrë që vret një grua është i sfiduar. Nuk e kupton, thotë ç’është kjo. Në raste të tjera e kanë vrarë nga frika se do u dilte nami. Këto i çojnë burrat në akte dhune, se nuk janë meshkuj. Feminicidit këtë ka. Një rast tjetër është kërcënimi që mund t’i ketë bërë Liridona për çështjen e pastrimit të parave. Mos ndoshta e shoqja dinte ndonjë gjë që i zbulohej dhe e vrau. Mendoj të besoj të parën, por edhe dyta… Edhe nga bota e kafshëve agresiviteti është mes gjinive të njëjta. Bexhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund tja ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë. Pse kumbari nuk shkon në të dy varrimet e liridonës, Kam një arsye pse por nuk e them dot live se kam hall se prish pistat e hetimit,” u shpreh Curri në Top Story.

- Advertisement -

Krahas këtyre pretendimeve të Currit, ka reaguar, vëllai i Behxhet Pacollit, Selimi.

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, me një reagim në Facebook, është shprehur se familja e tyre nga persona të caktuar po sulmohen sistematikisht.

Ai tha se ka mbi 20 vite që ata përballen vazhdimisht nga sulme, siç i quajti ai nga “ziliqar”.

E krejt me këtë çka janë përballur, Pacolli thotë se atyre iu ka humbur durimi tani më.

Postimi i plotë:

Për më shumë se një qerek shekulli, në mënyrë permanente, sistematike dhe të sinkronizuar, po sulmohemi në forma dhe sajesa të pista nga individ të ligj, të dështuar, kompleksiv, ziliqar dhe të parealizuar në jetë, njerëz që nuk njohin asnjë kod etik, ligj e as zakon njerëzor!

Për kundër rezistencës dhe durimit homerian, e keqja dhe poshtërsia e tyre ka arritur majat dhe kufijt e durimit human!

Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë se jemi të pa thyeshëm dhe të pa mposhtur!

Ka ardhur koha tu a tregojmë vendin!

Tu tregojmë se kemi mashkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes, që e trashëguam ndër breza!

Jemi mundua ti shërbejmë paqes dhe mirëkuptimit, por si dukët qenkemi keqkuptua! Jo, gabim keni llogaritë!.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -