Gazetari Mentor Buzhala zbulon lidhjet e dyshimta që çojnë në korrupsion në Urbanizmin e Komunës së Prishtinës
Në një analizë, gazetari Mentor Buzhala që përcjellë zhvillimet në kryeqytet, ka hedhur dritë mbi lidhjet e dyshimta që ekzistojnë në fushën e urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Duke iu referuar statusit të tij mbi “Tenderë, miqësi, kolegji dhe koincidenca – Si po ndahen milionat në urbanizëm”, Buzhala ka zbuluar një rrjet të ngushtë lidhjesh mes individëve që drejtojnë projekte të rëndësishme dhe ata që përfitojnë nga to.
Buzhala pyet nëse të gjitha këto lidhje janë thjesht rastësi.
Ai nënvizon se ka një përqendrim të dyshimtë të pushtetit dhe përfitimit në një grup të vogël individësh, duke sugjeruar se ky është një model që mund të çojë në korrupsion dhe abuzim me fondet publike.
“Pra, të gjitha rastësitë janë aty në rreth 310 cm² – miq në kolegj, partnerë në projekte dhe përfitues të tenderëve,” shkruan ai, duke lënë të kuptohet se kjo situatë është alarmante dhe kërkon vëmendje të madhe nga autoritetet përkatëse.
Statusi i plotë: