Gazetari Parim Olluri tha në Pressing se policia është treguar shumë joprofesionale në raportin fillestar për vrasjen e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë.
Sipas Ollurit, familja e njërit prej sulmuesve ka lidhje të forta me policinë në Podujevë.
Ai tha se është tentuar manipulimi që rasti të zbutet apo faji t’i mbetej viktimës.
“Raporti fillestar i policisë kallxon shumë sa ka qenë joprofesional kur e ndërlidhë me versionet e dy sulmuesve që i kanë dhënë deklaratat në gjykatë.
Raporti që u bë prej dy policëve shkruan therje me thikë, e përshkruan si rast të therjes me thikë, që lë me kuptu që sulmuesit e kanë përdorë thikën që me lënë rastin me rrjedhë në procedurë…Versionet e sulmuesve pretendojnë se viktima i ka therë të dy me thikë, e sheh një lloj tentative të policisë që me ja lanë fajin viktimës, në ato raste kur ata kanë mendu që ai do t’i mbijetojë plagëve”, tha Olluri.