Hoxhë Mazllam Mazllami, i cili është deklaruar sonte një ditë pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, për të cilin u arrestuan tre persona.
Mazllami ka folur për fenë, dhunën, por edhe për atë se çka iu mungon myslimanëve në Kosovë.
Ai ka përmendur lëndën e edukatës fetare, teksa gazetari Vullnet Krasniqi ia ktheu se lënda e edukimit seksual duhet të mësohet në shkolla.
Sipas Krasniqit, kjo lëndë ka më shumë rëndësi të mësohet, por Mazllami ia ktheu duke bërë një krahasim lidhur me marrëdhënien seksuale si akt.
“Ka parime ne Islamin tonë, na e kërkojmë që të jetë landa fetare në shkolla”, tha fillimisht Mazllami.
“Shumë mirë pra, edhe landa e edukimit seksual”, ia ktheu Krasniqi.
“Pse a s’ka ditë baba yt me bo një gja të tillë, e ki ti nevojë me mësu në shkolla a? Eh jarani jem…Allahu të udhëzoftë.”, ia ktheu Hoxha.