fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Gazetari i RTL po raportonte live në Berlin, një person bën shqiponjën dhe gjuan me revoIe në ajër

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një video e një gazetari duke raportuar nga Berlini direkt për televizionin gjerman “RTL” ka marrë afër 700 mijë shikime në Twitteri.

Aty pranë, shihet një person duke gjuajtur me armë zjarri, ndërsa fillimisht, siç po pretendohet, ka bërë me duar shqiponjën.

- Advertisement -

Kjo siç duket e ka irrituar një politikan gjerman, anëtar i Bundestagut, Jurgen Braun, i cili e ka përfshirë edhe Kosovën në debatin për situatën që u krijua në kryeqytetin e Gjermanisë.

closevolume_off
“Kushdo që sjell gjysmën e Kosovës në vend, bëhet vetë Kosovë. Nëse fut gjysmën e Somalisë në vend, do të bëhesh vetë Somali…” – ka shkruar ai në Twitter.

Në raportimin, ku është bashkëngjitur edhe videoja e lartëpërmendur, RTL ka përshkruar natën e Vitit të Ri përmes dia fjalëve.

“Aksidente të rënda, sulme ndaj shërbimeve të urgjencës – Nata e Vitit të Ri nuk ishte gjithandej e qetë. Në të kundërten.” – thuhet në artikull.

- Advertisement -

Tutje shkruan, se si pasojë e sulmeve ndaj shërbimeve të urgjencës në Berlin, sindikata gjermane e zjarrfikësve ka kërkuar që automjetet e emergjencës të pajisen me kamera.

Sipas shoqatës shtetërore Berlin-Brandenburg, kamerat e vogla pas xhamit të përparmë, por edhe kamerat e trupit, duhet të jenë në gjendje të dokumentojnë më mirë sulmet.

Policia atje, po ashtu raportohet se është pro ndalimit të fishekzjarreve.

- Advertisement -

- Advertisement -

Të fundit

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam shumë i sëmurë, mund të vdes në çdo moment

Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -