fbpx
2.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Gazetari i medias së fuqishme gjermane: Xhaka dhe Shaqiri ishin nën presion të jashtëzakonshëm, bravo që nuk harruan origjinën

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Gazetari shqiptar i Deutche Welle-s Bahri Cani, e ka vlerësuar si ndeshjen më emocionale të Kampionatit Botëror, atë të mbrëmshëm, ku Zvicra eliminoi Serbinë nga Kupa e Botës.

Ai ka thënë se dy yjet shqiptare të kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ishin nën presion të jashtëzakonshëm, por ata, sipas tij, dhuruan emocion dhe ndjenja të mira.

- Advertisement -

Ai ka falënderuar Xhakën dhe Shaqirin, për “dhjetëra mijëra litra djersë që kanë derdhur në fushë e në sallat e gjimnastikës”, duke thënë “bravo që kurrë nuk kanë harruar origjinën prej nga vijnë”.

Cani ka përmendur edhe politikanët që kanë reaguar për ndeshjen, duke thënë ata po krenohen me diçka, për të cilën nuk kanë kurfarë merite.

Reagimi i Canit në Facebook:

Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

- Advertisement -

Ndeshja Zvicër – Serbi ishte ndeshja më e mirë e kampionatit deri tani, ndeshja më emocionale… Ndërsa figura qendrore e ndeshjes ishte Granit Xhaka, i cili me plot meritë u shpall lojtari i ndeshjes. Një dirigjent i jashtëzakonshëm i lojës, lojtari ndoshta më i mirë momentalisht në botë në këtë pozicion. Ai gati në çdo moment kishte zgjidhjet e duhura. Ndeshja ishte definitivisht më emocionalja deri tani dhe më interesantja. Me të drejtë, sepse humbësi do të kthehej në shtëpi, e për dallim prej ekipit gjerman, si Zvicra ashtu edhe Serbia e dëshironin me gjithë zemër vazhdimin e qëndrimit në Katar.

Xhaka, por edhe Shaqiri kanë qenë sikur edhe herën e kaluar në kampionatin në Rusi, nën presion të jashtëzakonshëm. Ata janë dy djem me origjinë nga Kosova, mbi të cilët shumë shpesh, tepër shpesh dhe pa të drejtë, është bërë presion nga jashtë.

Tani e shoh që prapë po reagojnë shumë politikanë, duke i ngritur ata në qiell si “shqipe” e “luanë”, duke u krenuar me diçka për të cilën nuk kanë kurfarë merite. Sporti është emocion dhe këtu nuk ka kurfarë dileme. Por mos të harrojmë kurrë, se kur këta djema humbin, shumëkush “shqipet” e “luanët” i quan “tradhtarë” e “kombshkelës”… Të tillë jemi ne.

- Advertisement -

Bravo Granit dhe Xherdan për ndeshjen e treguar mbrëmë. Bravo për ato dhjetëra mijëra litra djersë që keni derdhur në fushë e në sallat e gjimnastikës dhe bravo që kurrë nuk keni harruar origjinën tuaj prej nga vini. Na keni dhuruar emocion dhe ndjenja të mira. Dhe mos harroni, ne sportdashësit jemi me ju gjithmonë, kur fitoni dhe kur humbni. Sepse ne e ardhurojmë sportin me zemër. E për disa të tjerët, ata e kanë për të mbledhur ndonjë votë apo ndonjë simpati, ndonjë like dhe ndonjë lexim më shumë! Prej tyre pres më shumë të investojnë në sport, të krijojnë kushte më të mira për Xhakat e Shaqirat e vegjël….

Qysh tani i gëzohem duelit Xhaka – Ronaldo, Shaqiri – Cancelo apo Embolo e Pepe… Dhe nëse ndodh të humbni ndonjë ndeshje, unë jam prapë krenar me ju!

- Advertisement -

Të fundit

“40 euro gjobë për shoferët që Iënë dritaret hapur”

Të gjithë mendojmë se lënia paksa e hapur e dritareve është një zakon i pavetëdijshëm. Nuk janë të paktë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -