16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Gazetari bullgar zbulon detaje për rusen që u ndalua në Gramsh

Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, ka reaguar në lidhje me incidentit që ndodhi një ditë më parë në Gramsh.

Gazetari bullgar thotë se një nga ruset e ndaluara në Gramsh, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesanve udhëtimi. Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar.

- Advertisement -

‘Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB.’- shkruan ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -