4.5C
Pristina
4 Mars, 2021 - 01:22

Gazetari britaniko-gjerman ‘dush të ftohtë’ BE-së pas kritikave për Kosovën rreth ambasadës në Jerusalem

Bashkimi Evropian ka reagaur ashpër pasi që Kosova ka vendosur të dërgojë ambasadën në Jerusalem si rrjedhojë e vendosjes së raporteve diplomatike me Izraelin. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se një vendim i tillë i Kosovës është një “vendim fatkeq”.

Për këto Kritika të BE’së karshi Kosovës ka shkruar në gazetën më të madhe gjermane “Welt.de”, gazetari britaniko-gjerman, Alan Posener.
Posener potencon se nuk asgjë më të rrezikshme për paqen sesa përzierja e fesë me politikën dhe shton se “nëse lufta për “Tokën e Shenjtë de-ideologjizohet nga fakti që vendet myslimane noramlizojnë raportet e tyre me Izraelin, e madje vendosin të pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, atëherë kjo duhet të jetë në interes të Bashkimit Evropian”.

Ai tutuje ka kritikuar BE-në për mungesë të një udhërrëfyesi të qartë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për mungesë të një platforme për kundërshtimin e rritjes së ndikimit rus, kinez e turk .
Madje ai në fund thotë se më shumë gjasa ka që hebrenjtë të bëjnë paqe me arabët se sa që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

“Në këto rrethana, kërcënimi i Stano’s nuk është vetëm i zbrazët, por edhe i egër dhe padyshim i motivuar thjesht anti-Izraelit”, ka përfunduar në shkrimin e tij Posener

Të fundit

Të tjera nga rubrika