Gazetari bën paralajmërimin e fortë: Nëse Rusia suImon anijet me grurë, do të marrë goditjen fatale nga Turqia

Gazetari Abdylvehap Ejupi u shpreh gjatë një interviste televizive se nëse Rusia do të suImojë anijet me grurë që nisen nga Ukraina, do të ketë një reagim nga Turqia, i cili do të jetë fataI për shtetin rus.

“Nëse Rusia suImon anijet me grurë, do ketë reagim nga Turqia së bashkë me Kombet e Bashkuara, së bashkë me vende të tjera të marrin një vendim për sanksione edhe më të tepërta. Sanksionet e Turqisë do ishin fatale për Rusinë”, tha ai.

Gazetari sqaroi me tej se autoritetet turke janë në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse.

-Advertisement-

“Turqia bëri thirrje në një komunikatë sot që përkrah marrëveshjen e realizuar për grurin edhe është në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse”, u shpreh më tej gazetari.