fbpx
1 C
Pristina
E enjte, 26 Janar, 2023

Gazetari amerikan e pyet futbollistin serb për skandalin me hartën e Kosovës

Duhet Lexuar

Serbët nuk kanë pranuar të flasin rreth shfaqjes së flamurit skandaloz në dhomën e tyre të zhveshjes nga ndeshja Brazil – Serbi, që u zhvillua të enjten mbrëma.

Në dhomën e Përfaqësueses së Serbisë u shfaq një flamur me ngjyrat e këtij shteti, si dhe hartën e Republikës së Kosovës në të.

Në këtë flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk ka dorëzim”. Flamuri i njëjtë u shfaq edhe nga tifozët.

- Advertisement -

FIFA njoftoi këtë të shtunë se ka nisur tashmë hetimet, duke hapur procedurë disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë.

Gjatë ditës të sotme Marko Grujiq u paraqit në një konferencë për media, aty ku nuk shpëtoi pa u pyetur rreth rastit në fjalë.

Neil Barker, gazetari nga “Associated Press”, u interesua për rastin në fjalë, teksa provoi të merrte një koment nga Grujic. “Pse lojtarët zgjodhën ta vendosin atë flamur në dhomën e zhveshjes”, ishte pyetja e Barker.

Megjithatë, zyrtari për media nga Federata serbe, Milan Vukoviq, reagoi menjëherë duke mos lejuar që mesfushori i Portos të përgjigjej.

- Advertisement -

Vukoviq tha para gazetarëve se “do të diskutohet vetëm për duelin me Kamerunin”.

- Advertisement -

Të fundit

Kishte hyrë për të bërë dush, ky është reagimi i Kiarës kur e shikon Luizin Iakuriq në banjë

Banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë qëndruar vetëm për disa orë në një...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -