Në takimin e mëngjesit të sotëm të thirrur nga Bashkimi Evropian me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish nuk ka pasur marrëveshje.
Siç raporton gazeta serbe “Blic”, Serbia sot në mëngjes e ka refuzuar zgjidhjen e ofruar pasi sipas burimeve nga Brukseli ishte “poshtëruese për Serbinë”.
“Zgjidhja e propozuar duhet të derogojë Marrëveshjen e Brukselit”, të cilën Serbia, thonë burimet e “Blic-it”, nuk ka pranuar.
Siç duket na presin ditë të vështira dhe të pasigurta, sidomos në veri të Kosovës”, thotë burimi i “Blic-it”.
Komisionari i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak fillimisht u takuan me Kurtin e më pas me Vuçiqin.
Fokusi i takimeve është gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni në terren, me theks në çështjen e targave, njoftoi Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme (EEAS).
Takimet e veçanta kanë pasuar me një takim i përbashkët i cili ende nuk ka përfunduar.